Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Algjeriani thotë se është sulmuar me thikë në Kosovë, i kërkon MPJ-së së Algjerisë ta kthejë në vendlindje

Algjeriani thotë se është sulmuar me thikë në Kosovë, i kërkon MPJ-së së Algjerisë ta kthejë në vendlindje

Aktuale January 24, 2021 - 16:03

Me origjinë nga qyteti i Skikdës në Algjeri dhe i bllokuar në Kosovë, një algjerian thotë se është në “rrezik vdekjeje” e lëshon britmë ankthi duke kërkuar që të strehohet sërish në vendin e tij. I riu algjerian thotë se është viktimë e goditjes me thikë në Kosovë dhe ende është duke u fshehur nga sulmuesit e tij, raporton mediumi algjerian, Algerie 360, transmeton Gazeta Express.

Mohamed Soussi erdhi në mënyrë klenlestine në koninentin e vjetër, së pari duke kaluar nëpër Turqi, Greqi, pastaj Shqipëri, para se ta përfundonte udhëtimin e tij evropian i bllokuar në Kosovë, ku thotë se është sulmuar thikë.

I bllokuar, i plagosur dhe i sulmuar në Kosovë

Algjeriani i bllokuar në Kosovë ka shpjeguar tmerrin që po përjeton, ndërsa thotë se nuk është në gjendje të lëvizë, se ai ka qenë viktimë e një sulmi dhe tani jeton me ndihmën e disa bamirësve.

Situata e këtij të riu, i cili hyri ilegalisht në Evropë, është me të vërtetë kritike, shkruan mediumi algjerian. Ne mund të shohim qartë në video shkallën e egërsisë me të cilën ai u sulmua, por edhe shqetësimin në të cilin ai jeton, dhe ne lehtë mund ta mendojmë dëshirën e tij të vetme, që është të kthehet në vendin e tij.

Mohamed Soussi vazhdon ta shpjegojë situatën e tij dhe tregon se ai jeton falë ndihmës së një grupi algjerianësh që i sollën lëng frutash dhe që e fshehën në një dhomë lutjesh, në mënyrë që atë të mos e gjejnë sulmuesit e tij, të cilët me sa duket e ndjekin ende.

Një thirrje për autoritetet e vendit të tij

I frikësuar dhe i lodhur, i riu Mohamed Soussi, i cili u lergua nga Skikda dhe përfundoi i bllokuar në Kosovë, u bën thirrje të dëshpëruar autoriteteve algjeriane që ta kthehejnë më në fund në vendin e tij dhe të “pushojë” .

“Unë kërkoj nga autoritetet algjeriane të ndërhyjnë dhe të më kthejnë në vend. Kjo është gjithçka që unë kërkoj. E gjitha”, thotë ai.

Një mesazh më i saktë nga ai iu dërgua ministrit të Punëve të Jashtme në Algjeri, Sabri Boukadoum.

“I kërkoj ministrit të Jashtëm, Boukadoum, të më çojë në shtëpi, për hir të Zotit, sepse nuk mund të duroj më!”.