BE-ja nuk jep shpresa se do të ndihmojë Ballkanin me vaksina anti-COVID

BE-ja nuk jep shpresa se do të ndihmojë Ballkanin me vaksina anti-COVID

Aktuale January 25, 2021 - 18:58

Disa prej 27 shteteve anëtare po kanë probleme të brendshme me procesin e vaksinimit anti-COVID.

Si të tilla "është sigurisht e vështirë" të ndahen vaksinat me vende të treta, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, raporton "dtt-net".

Këto komente, ai i bëri pas një takimi online të ministrave të Jashtëm në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për shtete tjera jo-anëtare në fqinjësi, transmeton Zeri.info.

“Kemi shqyrtuar ide dhe mundësi për shtetet anëtare që të ndajnë vaksina me vendet e treta, gjë që është e vështirë për shkak të vështirësive me të cilat disa nga shtetet anëtare po përballen gjatë procesit të tyre të vaksinimit", ka thënë Borrelli. /Zëri/