Lajçaku zhvillon takime në Paris, diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçaku zhvillon takime në Paris, diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale January 25, 2021 - 19:03

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, sot ka zhvilluar takime me zyrtarë shtetërorë në Paris.

Ai ka theksuar se ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, derisa ka potencuar se ka mbështetje të fuqishme të bashkëbiseduesve francezë, transmeton Zeri.info.

“Mënyrë e mrekullueshme për të filluar javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë dhe për vitin që po vjen. Jam shumë i lumtur që kam mbështetjen e fuqishme të bashkëbiseduesve francezë”, ka deklaruar Lajçaku përmes Twitterit. /Zëri/