Hasani: Nuk ka sanksion penal për mosekzekutim të vendimeve të Kushtetueses

Hasani: Nuk ka sanksion penal për mosekzekutim të vendimeve të Kushtetueses

Aktuale January 25, 2021 - 22:40

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se nuk ka sanksion penal në rast se nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në Klan Kosova ai u shpreh se vendimi i Kushtetueses është sipas kushtetutës i detyrueshëm për të gjithë individët dhe institucionet e Kosovës.

Mirëpo, siç u shpreh, nuk ka sanksion penal për raste të mos ekzekutimit, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese në shumicën e vendeve cilësohen si të vetekzekutueshme.

“Vendimet duhet të ekzekutohen sepse është obligim kushtetues, por nuk ka sanksion penal për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.