Hoxhaj fton sërish Kurtin në debat: Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa

Hoxhaj fton sërish Kurtin në debat: Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa

Aktuale January 27, 2021 - 20:12

Kryetar në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka bërë ftesë për të disatën herë kreut të LVV-së, Albin Kurtit për debat televiziv.

Hoxhaj ka thënë se, Kurti nuk ka guxim të përballet me të pasi i mungon programi, ndërsa ka thënë se e vetmja parti që mendon për qytetarët është PDK-ja.

“Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia.Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa, jo punën që e bëni ju. I vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës dhe jam unë”, ka thënë Hoxhjaj në një vizitë që i ka bërë fermerëve të Rahovecit./Zëri