Lajçaku shkruan për takimin që pati me Kurtin

Lajçaku shkruan për takimin që pati me Kurtin

Aktuale March 01, 2021 - 23:13

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka publikuar fotografi nga takimi që ka mbajtur sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një postimi në "Twitter", Lajçaku ka thënë se takimi me Kurtin ishte konstruktiv, teksa ka përmendur edhe dialogun.

“Pata një takim konstruktiv me Albin Kurtin sonte. Ne diskutuam në thellësi për dialogun, si dhe hapat e ardhshëm drejt tij”, ka shkruar ai./Zëri