Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin

Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin

Aktuale March 02, 2021 - 21:58

Një fotografi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ku Skender Hyseni shihet duke i thënë diçka në vesh kryeministrit Avdullah Hoti gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me presidentin amerikan Donald Trump u bë virale. Nuk mungoi as humori.

Hyseni, që tha se ka qeshur shumë me komentet kreative që janë bërë lidhur me këtë fotografi, tregoi në Rubikon të Klan Kosovës se çka i tha me të vërtetë në vesh shefit të tij.

“Kam lexuar edhe komente shumë dhe t’iu them të drejtën me shpirt kam qesh me shumë nga komentet që janë bërë në atë fotografi”.

“Më duket se ka qenë momenti adekuat kur unë mendoja që kryeministri [Avdullah] Hoti duhej t’i bënte një ftesë presidentit amerikan, Donald Trump, për vizitë në Kosovë dhe ia kam thënë këtë. E ka bërë më vonë këtë. Pasi është kryer ceremonia e nënshkrimit, kryeministri Avdullah Hoti e ka ftuar presidentin Donald Trump që ta vizitojë Kosovën”.