Këshilltari i Kurtit i kundërpërgjigjet Grenellit: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe LVV-në

Këshilltari i Kurtit i kundërpërgjigjet Grenellit: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe LVV-në

Aktuale March 02, 2021 - 22:25

Këshilltari personal i Albin Kurtit, Arun Chaudhary ka reaguar ndaj ish-përfaqësuesit të posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku ky i fundit e kritikoi gjatë ditës së sotme kreu e LVV-së.

Grenelli e ka cilësuar Kurtin si anti-amerikan dhe i ka bërë thirrje presidentit aktuale të SHBA-së, Joe Biden ta ndalë atë.

“Hej Richard Grenell, ky amerikani është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Aleanca jonë e palëkundshme, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, i mbijetoi diplomacisë së pamatur të detyrimit që ndihmuat për Donald Trumpin, kështu që … të lutem ndal”, ka reaguar Chaudhary përmes llogarisë personale në "Twitter."

Grenelli ka thënë sots e Kurti është anti-amerikan.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Grenelli ka thënë se Kurti ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë si Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump. /Zëri