Tërmkolli thotë se edhe Abdixhiku do të duhej të largohej nga LDK-ja

Tërmkolli thotë se edhe Abdixhiku do të duhej të largohej nga LDK-ja

Aktuale March 02, 2021 - 22:34

Melihate Tërmkolli, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se të gjithë kandidatët pretedentë për kryetar të LDK-së është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti.

E pyetur a duhet edhe Lumir Abdixhiku të japë dorëheqje nga LDK-ja, Tërmkolli ka thënë që edhe ai duhet të largohet.

“Pse kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në? Kush e ka sjell Lumirin aty? Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”, ka thënë Tërmkolli në Kanal 10.

Ajo ka thënë se në LDK ka ende shumë, siç i quan ajo, profiterë që shikojnë interesat e tyre dhe “nuk iu intereson fati i LDK-së”.