Sipas rezultateve të deritanishme, LVV-ja 58 ulëse në Kuvend

Sipas rezultateve të deritanishme, LVV-ja 58 ulëse në Kuvend

Aktuale March 03, 2021 - 11:06

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë të ditur se sipas rezultateve të deritanishme, duke përshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, partia e cila ka fituar numrin më të lartë të ulëseve në Kuvend është Lëvizja Vetëvendosje, me gjithsej 58.

Sipas Cakollit, pas LVV-së vjen PDK-ja me 19 ulëse, LDK-ja me 15 dhe AAK-ja me 8 ulëse.

Deri në orën 9:00 janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës, raporton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Cakollit:

Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, duke përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, rezultati përfundimtar - me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit, mund të jetë si vijon:

LVV – 49,9% - rreth 437 mijë vota - 58 ulëse

PDK – 16,7% - rreth 147 mijë vota - 19 ulëse

LDK – 12,7% - rreth 111 mijë vota - 15 ulëse

AAK – 7,1% - rreth 62 mijë vota - 8 ulëse

LS – 5,1% - rreth 45 mijë vota - 10 ulëse

KDTP – 0,75% - rreth 6.500 vota - 2 ulëse

Adriana Hoxhiq – 0,74% - rreth 6.400 vota - 1 ulëse

VAKAT – 0,68% - rreth 6 mijë vota - 1 ulëse

RI – 0,46% - rreth 4 mijë vota - 2 ulëse

IRDK – 0,40% - rreth 3.500 vota - 1 ulëse

NDS – 0,33% - rreth 3 mijë vota - 1 ulëse

JGP – 0,25% - rreth 2.200 vota - 1 ulëse

PDAK – 0,25% - rreth 2.200 vota - 1 ulëse.