Lajçak: Serbia nuk duhet të ketë frikë nga bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajçak: Serbia nuk duhet të ketë frikë nga bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Aktuale March 03, 2021 - 11:12

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet pasdite me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, raporton b92, transmeton IndeksOnline.

Në prag të vizitës, Lajçak në një intervistë për Tanjug tha se ai nuk vjen në Beograd me një “ultimatum”, dhe se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga bashkëpunimi i ripërtërirë midis BE dhe SH.B.A. në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Lajçak shtoi se është i bindur që ka hapësirë në mes të Beogradit dhe Prishtinës për një dakordim mbi marrëdhëniet e ndërsjella.

Lajçak gjithashtu theksoi se gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd, do të dëshironte të dëgjonte përgjigjen e pyetjes kur dialogu në Bruksel do të vazhdojë.

“BE nuk punon sipas parimit të ultimatumeve. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Qëllimi i dialogut është të mbështesë të dy Beogradin dhe Prishtinën dhe të sjellë të ardhmen evropiane më afër të gjithë rajonit,” tha Lajcak.

Lajcak tha në Prishtinë se ai nuk pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të zgjasë për vite me radhë dhe se ai beson se dialogu do të përfundojë për disa muaj, por që nuk i takon BE-së që të përshpejtojë procesin dhe se i mbetet Beogradit dhe Prishtinës të vendosin se kur do të vazhdojnë.

“Nëse ata takohen çdo muaj ose në javë, ata do të lehtësojnë atë proces. Ne nuk presim që ai të zgjasë tre, pesë ose 10 vjet,” tha Lajcak.