Orlando pas vizitës së Lajçakut në Kosovë: Presim që dialogu të rinisë sa më shpejt

Orlando pas vizitës së Lajçakut në Kosovë: Presim që dialogu të rinisë sa më shpejt

Aktuale March 03, 2021 - 11:29

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, ka komentuar vizitën treditore në Kosovë të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajcak, raporton “Zeri.info”.

Në një postim në “Twitter”, Orlando e ka cilësuar si lajm të mirë që Lajçaku ka pasur takime konstruktive në Kosovë, derisa ka bërë thirrje për një rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Orlando theksoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë sapo të krijohet qeveria e re.

“Lajm i mirë nga Miroslav Lajçak se ka pasur takime shumë konstruktive në Kosovë. Në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut, i lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e SHBA-së sa më shpejt që të krijohen institucionet”, ka shkruar ai. /Zëri