Grenelli nuk ndalet, publikon komunikatën e LVV-së kundër Izraelit

Grenelli nuk ndalet, publikon komunikatën e LVV-së kundër Izraelit

Aktuale March 03, 2021 - 17:05

Ish-emisari i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka vazhduar kritikat për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

Grenell i cili ditë më parë tha se Kurti është anti-amerikan, sot ka publikuar një komunikatë të para disa viteve, në të cilën pretendon se Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Izraeli është ndërtuar duke kryer krime duke u mbështetur edhe nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, transmeton Zeri.info

“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, ka shkruar Grenelli në Twitter, ku ka publikuar një pjesë të komunikatës.

Në postimin e tij në Twitter, Grenelli ka përfshirë edhe këshilltarin e presidentit aktual Joe Biden, duke thënë se kjo qasje e LVV-së “është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së”./Zëri

Image