Del më e votuara në zgjedhje, Vjosa Osmani ka disa fjalë pas rezultateve

Del më e votuara në zgjedhje, Vjosa Osmani ka disa fjalë pas rezultateve

Aktuale March 04, 2021 - 20:14

U.d së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka garuar me listën e saj bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar sot pasi KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve, Vjosa Osmani del të jetë personi më i votuar me mbi 300 mijë vota, ndërsa Lista e Saj bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, kanë fituar 49% të votave apo mbi 438 mijë vota.

Për gjithë këtë rezultat, Osmani i është drejtuar qytetarëve përmes një statusi në Facebook, të cilët i ka falënderuar për besimin e dhënë, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Osmanit:

Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm. Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes për besimin tuaj, prandaj FALEMINDERIT pafundësisht të gjithë 438 mijeë e 334 votuesve të listës sonë të referendumit. Zëri juaj kumboi fuqishëm si kurrë më parë.

Nuk ka asgjeë meë teë shenjteë e asnjeë peërgjegjeësi meë teë reëndeësishme se sa ky besim i marreë nga secili prej jush, prandaj do teë punojmeë qeë ta kthejmeë ateë neë interes e zhvillim teë vendit duke i peërfaqeësuar teë gjitheë qytetareët taneë pa dallim. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim.

Kjo fitore historike, prandaj, meë seë shumti e mbi teë gjitha i takon qytetareëve teë Republikeës soneë.