Çelaj i PDK-së e quan “risi të vjetër” lajmin për vjedhje votash brenda partisë

Çelaj i PDK-së e quan “risi të vjetër” lajmin për vjedhje votash brenda partisë

Aktuale March 07, 2021 - 19:02

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj e ka cilësuar risi të "vjetër" lajmin për vjedhjen e votave brenda partisë.

Përmes një postimi në "Facebook", Çelaj ka thënë se Prokuroria nuk duhet ta hetojë vetëm rastin e ministrës në detyrë të Punëve të Jashme, Meliza Haradinajt por edhe të kanidatëve të tjerë në gjitha partitë.

"Çfarë risie e "vjetër" lajmi për vjedhjen e votave brenda partisë! Prokuroria mos ta hetojë vetëm rastin e Meliza Haradinajt por edhe të kandidatëve tjerë në të gjitha partitë. Le t'i shikojnë vetëm disa mostra dhe dalin në shesh të gjitha", ka shkruar Çelaj.

Kujtojmë se ditëve të fundit është duke u akuzuar për vjedhje votash brenda partisë ministrja në largim e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, e cila i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Akuza për vjedhje votash brenda partisë kanë dalë edhe nga kandidatët e LDK-së. /Zëri