Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Hoti ngushëllon familjen e Zejnullah Grudës

Hoti ngushëllon familjen e Zejnullah Grudës

Aktuale March 07, 2021 - 20:27

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë i ka shprehur ngushëllime familjes së Zejnullah Grudës për vdekjen e tij.

Përmes një postimi në "Facebook", Hoti ka thënë se me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e profesorit Gruda.

"Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për shkuarjen në amshim të profesorit të nderuar universitar të së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda. Në emrin tim dhe të Qeverisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, studentëve dhe bashkëpunëtorëve. Qoftë i paharruar kujtimi për jetën dhe veprën e profesorit Gruda!", ka shkruar ai./Zëri