Shërimi i COVID-19, familjarët e të prekurve ankohen për çmimin e lartë të terapisë

Shërimi i COVID-19, familjarët e të prekurve ankohen për çmimin e lartë të terapisë

Aktuale March 07, 2021 - 21:01

Familjarët e të prekurve nga Covid-19 po ankohen se po u duhet të shpenzojnë shuma të majme për sigurimin e barnave për kurimin e Covid-19. Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve i vlerëson si lëmoshë ndihmat që disa komuna po ndajnë për të prekurit nga koronavirusi.

Paracetamol, Fraciparine dhe vitamina të ndryshme janë disa nga ilaçet që po kërkohen për mjekimin e koronavirusit e që shumicën e tyre pacientët po i blejnë vetë derisa çmimi i tyre në barnatoret private sillen nga 0.50 cent deri në 50 euro.

Trajtimi i sëmundjes Covid-19 zgjat dy deri në tre javë e në disa raste edhe më gjatë.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 Kosova ka regjistruar mbi 71 mijë raste me koronavirus.

Trajtimin e kësaj sëmundje e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e sigurimeve shëndetësore./RTK