LVV-ja proteston nesër me aktivistët e “Marshojmë, s'festojmë”

LVV-ja proteston nesër me aktivistët e “Marshojmë, s'festojmë”

Aktuale March 07, 2021 - 21:42

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur marshin e “Marshojmë, s’festojmë”, ku këta të fundit kanë organizuar një marsh protestues në sheshin "Zahir Pajaziti" për 8 Mars.

Përmes një postimi në "Facebook", nga LVV-ja kanë thënë se janë në mbështetje të plotë të marshit dhe të hënën do të jenë në shesh përkrah aktivisteve e aktivistëve të shoqërisë civile.

"Më 8 mars aktiviste e aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” kanë organizuar një marsh protestues, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00. Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në mbështetje të plotë të marshit dhe të hënën do të jemi në shesh përkrah aktivisteve e aktivistëve të shoqërisë civile. Mendësia patriarkale ende vazhdon ta mbajë gjallë femicidin, e kjo bën që shumë gra të privohen nga jeta. Prandaj edhe marshimi nën thirrjen “Kundër patriarkatit që vret” duhet të na bashkojë të gjithëve në shesh për drejtësi edhe barazi gjinore e shoqërore", thuhet në njoftimin e LVV-së./Zëri

Njoftimi i plotë: