Hoxhaj për Grudën: Pa hezitim ka kontribuar për ndërtimin e institucioneve të vendit

Hoxhaj për Grudën: Pa hezitim ka kontribuar për ndërtimin e institucioneve të vendit

Aktuale March 07, 2021 - 22:06

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda.

Përmes një postimi në "Facebook", Hoxhaj ka thënë se Gruda ishte njëriu i cili pa hezitim ka kontribuar për ndërtimin e institucioneve të vendit.

"Më ka tronditur lajmi për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda! Një njeri i madh, profesionist i vërtetë e i ndershëm! Ky ishte profesor Zejnullah Gruda, njeriu i cili gjithnjë, pa hezitim është angazhuar dhe ka kontribuar për ndërtimin e institucioneve të vendit. Profesori i nderuar do t'i mungojë këtij vendi! Nderime pafundësisht!", ka shkruar ai./Zëri