Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Mbi 4200 nëpunës të institucioneve shëndetësore janë vaksinuar deri tani
Foto: Laura Hasani

Mbi 4200 nëpunës të institucioneve shëndetësore janë vaksinuar deri tani

Aktuale April 08, 2021 - 11:56

Vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon sot me qytetarët e grup-moshës mbi 80 vjeç, fillimisht me personat mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri dje mbi 4200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa nga sot procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, duke përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në Shtëpitë e Kujdesit për të Moshuar.

“Ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, i përkrahur nga Komiteti për Vaksinim kundër COVID-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët dhe kontribuues të tjerë, janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Zëri