Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Ardian Kastrati dërgohet në Këshillin e Etikës së UP-së

Ardian Kastrati dërgohet në Këshillin e Etikës së UP-së

Aktuale April 08, 2021 - 12:35

Profesor-asistenti në Fakultetin Filozofik, Ardian Kastrati, është dërguar në Këshillin e Etikës së UP-së.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se çështjen e Kastratit e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës, ndërsa ditë më parë UP-ja u distancua nga gjuha denigruese që Kastrati e përdori në një postim në Facebook.

“Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit çështjet e tilla brenda UP-së. Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Kastrati ngjalli reagime të shumta me një postim në Facebook, në ditën kur Vjosa Osmani u votua për presidente të vendit, ndërsa ai publikoi një shkrim të Faik Konicës, ku përqeshte gratë. /Zëri