Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Deri në mesditë 77 persona mbi 85 vjeç janë vaksinuar në “1 Tetori”

Deri në mesditë 77 persona mbi 85 vjeç janë vaksinuar në “1 Tetori”

Aktuale April 08, 2021 - 13:00

77 persona mbi moshën 85-vjeçare janë vaksinuar deri sot në mesditë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se deri më tani kanë aplikuar 3 mijë e 500 persona të moshës mbi 80 vjeç për t’u vaksinuar.

“Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i grup-moshës mbi 85 vjeç, në mënyrë që të zbatohet ky plan i vaksinimit dhe të përfshihen target-grupet që janë prioritare. Krahas tyre, vaksinimi do të bëhet edhe për të moshuarit që janë të vendosur në Shtëpitë e Kujdesit për të Moshuarit dhe pas përfundimit të këtij grupacioni do të fillojë procesi i vaksinimit për personat me probleme kronike, si ata që janë me diabet e dializë”, tha ai.

Hoti bën të ditur se numri i personit shëndetësor i vaksinuar kundër COVID-19 ka arritur në 4 mijë e 200.

“Deri më sot procesi i vaksinimit është zhvilluar te profesionistët shëndetësorë të punësuar në publik e provat ku 4200 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zenca dhe do të vaksinohen edhe ata që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vaksinohen”, tha Hoti. /Zëri