Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Rreth 700 pacientë me COVID po trajtohen me oksigjenoterapi në QKUK dhe spitale

Rreth 700 pacientë me COVID po trajtohen me oksigjenoterapi në QKUK dhe spitale

Aktuale April 08, 2021 - 14:50

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme aktualisht po trajtohen 903 pacientë.

Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, mësohet se nga 903 pacientë të hospitalizuar, 739 prej tyre janë të konfirmuara me Sars-CoV-2, kurse 57 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, transmeton Zeri.info.

Sipas raportit, bëhet e ditur se 689 pacientë janë nën asistim të oksigjenoterapisë, kurse prej tyre 37 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti i plotë:

Në QKUK janë të shtrirë 376 pacientë:

322 të konfirmuar me Sars Cov-2, 16 në gjendje të rënduar, 306 me oksigjenoterapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 116 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 81 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv - COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 21 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 527 pacientë:

417 të konfirmuar pozitivë

21 në gjendje të rënduar shëndetësore

383 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 111 pacientë

Spitali i Gjakovës, 76 pacientë

Spitali i Pejës, 86 pacientë

Spitali i Gjilanit, 116 pacientë

Spitali i Ferizajt, 68 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë.