Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Jep dorëheqje Kryeshefi i Trepçës Enes Muzaqi, emërohet Rafet Ibishi

Jep dorëheqje Kryeshefi i Trepçës Enes Muzaqi, emërohet Rafet Ibishi

Aktuale April 08, 2021 - 16:55

U.D. Kryeshefit Ekzekutiv në ndërmarrjen Trepça Sh.A., Enes Muzaqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ndërsa në vend të tij është emëruar dikush tjetër.

Mësohet se pas dorehëqjes së Kryeshefit Enes Muzaqi, në pozitën e U.D. të Kryeshefit të Trepçës është emëruar Rafet Ibishi, i cili deri më tash ishte U.D. i Zëvendës-Kryeshefit të Trepçës.

Në këto pozita paraprake Muzaqi e Ibishi ishin emëruar nga Bordi i Ndërmarrjes në nëntor të vitit 2020.

Kujtojmë se muajve të fundit Trepça kishte pas probleme të mëdha financiare, duke ua vonuar me mbi një muaj pagat punëtorëve.

Po ashtu viteve të fundit Trepça është zhytur në borgje të mëdha financiare, të cilat kapin shifra disa milionëshe./EO