
Kurti emëron edhe tre zëvendësministra
Aktuale
April 08, 2021 - 17:28
Gjatë ditës së sotme, kryeministri i vendit Albin Kurti ka emëruar edhe tre zëvendësminsitra në ministri të ndryshme, raporton Zeri.info.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.
Daulina Osmani është emëruar zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dafina Gexha-Bunjaku në pozitën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Kreshnik Ahmeti është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Deri më tani me vendim të Kurtit janë emëruar 18 zëvendësministra. /Zëri