Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Vitia: Asnjë i vaksinuar nuk ka pasur efekte anësore, ftoj qytetarët mbi moshën 80-vjeç të vaksinohen

Vitia: Asnjë i vaksinuar nuk ka pasur efekte anësore, ftoj qytetarët mbi moshën 80-vjeç të vaksinohen

Aktuale April 08, 2021 - 17:58

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar sot sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku edhe ka filluar vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 85-vjeçare, raporton Zeri.info.

Në një prononcim për media, Vitia tha se një ndër lajmet e mira është se të gjithë ata që janë vaksinuar deri të tani nuk kanë pasur efekte anësore.

“I gjithë procesi është duke shkuar mjaft mirë. Një nga lajmet e mira që mora, për ekipin që ka pasur më së paku punë, është ekipi i Mjekësisë Urgjente, të cilët nuk e kishin pasur asnjë intervenim, sepse nuk ka pasur asnjë nevojë për ta, sepse të gjithë qytetarët që janë vaksinuar deri më tani nuk kanë pasur asnjë efekt anësor, asnjë efekt të padëshirueshëm. Vaksina është e sigurt dhe ftoj të gjithë qytetarët mbi moshën 80 vjeç të vaksinohen”, tha ai.

Ministri po ashtu theksoi se në fund të prillit ose fillim të majit pritet të vijnë vaksinat e tjera nga kontingjenti COVAX.

“Vaksinat, kontingjenti i dytë, pritet të vijnë nga fundi i prillit ose nga fillimi i majit. Jemi në diskutime intensive edhe me kompani prodhuese por edhe me shtete mike që sa më shpejtë të sigurojmë vaksina të tjera”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. /Zëri