
Bislimi merr mbështetjen e Belgjikës në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian
Zëvendëskryeministri i parë i vendit për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.
Servaisi, sipas Zyrës për Informim të Qeverisë, tha se nëpërmjet zgjedhjeve qytetarët e Kosovës dhanë një shembull të rëndësishëm të pjekurisë demokratike dhe shtoi se Belgjika do ta mbështes Republikën e Kosovës në rrugën e integrimit evropian.
Ndërkaq, Bislimi e falënderoi Servaisin për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Belgjikës i ka dhënë Republikës së Kosovës në rugën e shtetndërtimit.
“Në takim u diskutua edhe për situatën e tanishme me pandeminë COVID-19, për pikëpamjet për dialogun e Kosovës me Serbinë, si dhe për prioritetet e Republikës së Kosovës kundrejt agjendës evropiane”, thuhet në njoftimin për media. /Zëri