Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Hykmete Bajrami caktohet kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Hykmete Bajrami caktohet kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Aktuale April 08, 2021 - 21:40

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami sot është caktuar kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Këtë e ka bërë të ditur Bajrami, ku potencon se pret bashkëpunim nga të gjithë anëtarët në mënyrë që ky komision të ketë sukses.

“Sot u konstitua Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Me datë 2 prill të këtij viti me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe me miratim të seancës jam caktuar Kryetare e këtij Komisioni. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka mandat të mbikëqyr ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike në të gjitha organizatat buxhetore, punë kjo mjaftë me përgjegjësi. Pres bashkëpunim nga të gjithë anëtarët, përfaqësues të grupeve parlamentare, në mënyrë që si komision të kemi sukses”, deklaron Bajrami përmes këtij shkrimi në Facebook.

Kujtojmë se në qeverinë Hoti, Bajrami ishte ministre e Financave. /Zëri/