Pas reagimeve për mospërmendje të UÇK-së, deklarohen nga Presidenca

Pas reagimeve për mospërmendje të UÇK-së, deklarohen nga Presidenca

Aktuale April 09, 2021 - 23:20

Pas reagimeve të shumta ndaj presidentes së vendit Vjosa Osmani, ku kjo e fundit është akuzuar për mospërmendje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një postim përkujtimor të përvjetorit të Koshares, shefi i stafit së Presidencës, Blerim Vela ka dal me një deklaratë.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se çdo ditë me secilin veprim presidentja Osmani lartëson Kosovën dhe dëshmorët e UÇK-së.

“Çdo ditë dhe me secilin veprim, Presidentja VjosaOsmani lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai thotë se kontributi i secilit luftëtar dhe dëshmor kujtohet me pietet.

“Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që #Kosova dhe #UÇK janë një!”, tha Vela./Zëri