Hoti, Veliu e Selmanaj s’morën pjesë në votim për presidentin – Quni tregon nëse duhet të penalizohen nga partia

Hoti, Veliu e Selmanaj s’morën pjesë në votim për presidentin – Quni tregon nëse duhet të penalizohen nga partia

Aktuale April 13, 2021 - 00:06

Deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka folur për vendimin e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, Agim Veliut dhe Driton Selmanajt për të mos marrë pjesë në votimin për presidentin e vendit. Të tre dolën kundër vendimit të LDK’së duke mos marrë pjesë në votim.

“Kanë arsyet e veta. Kjo është çështje e brendshme e LDK’së”, tha Quni në T7.

“Tani është një qasje më e pranueshme. Duhet me respektu integritetin e çdo deputeti. Nuk mendoj se duhet të penalizohen nga struktura e LDK’së”, thotë ai.

“Çdo deputet duhet të mendoj se duhet të kërkoj sërish votën e votuesve. E vetmja njësi matëse për deputetët janë votuesit”, shton ai.

“Për mua është e pranueshme edhe nëse ka një divergjencë brenda një grupi parlamentar. E shoh si të arsyeshme dhe normale”, tha Quni.