Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e masave anti-COVID, të vendosura nga Qeveria

Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e masave anti-COVID, të vendosura nga Qeveria

Aktuale April 14, 2021 - 12:11

Këshilli i Kryetarëve të Komunave, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka mbajtur sot takim online, ku temë diskutimi ka qenë situata pandemike dhe masat anti-COVID, të vendosura nga Qeveria.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ishte pjesë e këtij takimi, ka thënë se janë kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë kryetarët prezentë në këtë takim janë dakorduar të largohen ato e t’i mundësohet puna gastronomisë me masa kufizuese në hapësirat e tyre.

“Në këtë takim janë nxjerrë rekomandime, të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së. Është kërkuar nga Qeveria të sigurojë më shumë vaksina anti-COVID e po ashtu është kërkuar që të kenë pako ekonomike për t’i ndihmuar bizneset dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia”, ka thënë Lladrovci. /EO