Kurti ua shpalos planin qeverisës shefave të BE-së

Kurti ua shpalos planin qeverisës shefave të BE-së

Aktuale April 14, 2021 - 15:18

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Qeverinë në rrugën drejt BE-së.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyogu ka falënderuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin për ndarjen e pikëpamjeve të tij me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.

“Falënderoj kryeministrin Albin Kurti për ndarjen me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë pikëpamjet dhe planet e Qeverisë së tij. BE-ja është e gatshme ta përkrahë Qeverinë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Szunyogu. /Zëri