Për shkak të temperaturave të ulëta, “Termokos”-i vazhdon ngrohjen

Për shkak të temperaturave të ulëta, “Termokos”-i vazhdon ngrohjen

Aktuale April 14, 2021 - 16:08

Duke iu referuar lëvizjes së temperaturave të ditëve të fundit dhe parashikimeve meteorologjike për ditët e ardhshme, menaxhmenti i NP “Termokos” SH.A., ka marrë sot vendim, që të vazhdojë edhe më tutje furnizimin me ngrohje.

Përmes një njoftimi, “Termokos” ka bërë të ditur se ndonëse, sezoni ngrohës 2020/2021 ligjërisht do të duhej të përfundojë nesër, duke u bazuar në konditat aktuale klimatike, parashikimet e meteorologëve për ditët në vazhdim, si dhe bazuar në ligjet në fuqi e Rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë edhe për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, përkatësisht derisa të përmbushen kushtet klimatike për përmbyllur këtë sezon ngrohës.

Furnizimi me ngrohje gjatë këtyre ditëve, sipas "Termokos"-it, do t’iu përshtatet kushteve klimatike. /Zëri