Haxhiu fton shoqërinë civile të kontribuojë në ligjin për konfiskim të pasurisë

Haxhiu fton shoqërinë civile të kontribuojë në ligjin për konfiskim të pasurisë

Aktuale April 14, 2021 - 23:18

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ftuar shoqërinë civile që të kontribuojë në ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Haxhiu ka thënë se një nga zotimet që kanë dhënë ishte lufta kundër korrupsionit dhe për këtë kanë marrë mbështetje të madhe nga qytetarët, ndërsa ka ftuar disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po kundërshtojnë projkeltigjin të bëhen pjesë e grupeve punuese në Ministrinë e Drejtësisë, transmeton Zeri.info.

"Ndër zotimet e para që kemi bërë para zgjedhjeve ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Për këtë dhe për zotimet tjera kemi marrë mbështetje të madhe qytetare prandaj edhe do të punojmë shumë për t'i jetësuar zotimet tona.

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë", ka shkruar Haxhiu

Ministrja në fund ka thënë se paraja dhe pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet.

"Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira.Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s'do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive!", ka shkruar ajo./Zëri