93 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

93 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

Aktuale April 15, 2021 - 09:22

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 93 pacientë me COVID-19.

Nga Spitali kanë njoftuar se 67 pacientë me koronavirus janë në oksigjenoterapi, tre në CPAP dhe tetë në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nëntë pacientë. /Zëri