Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Nis vaksinimi i pacientëve në hemodializë

Nis vaksinimi i pacientëve në hemodializë

Aktuale April 15, 2021 - 10:07

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së sotme procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësorë, si dhe për personat mbi 80 vjeç.

Kurse, sipas MSH-së, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

MSH-ja ka sqaruar se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79 varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion. /Zëri

Image
Orari i vaksinimit në sallën "1 Tetori"