844 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

844 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

Aktuale April 15, 2021 - 10:37

Të mërkurën policia ka shqiptuar 844 gjoba për qytetarët, të cilët i kanë shkelur masat në bazë të Ligjit COVID-19.

1278 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, si dhe janë regjistruar 41 aksidente trafiku gjatë 24 orëve.

Në raportin 24-orësh policor bëhet e ditur se 34 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit. /Zëri