Mjeku nga Podujeva shtrihet në Emergjencë pas publikimit të videos

Mjeku nga Podujeva shtrihet në Emergjencë pas publikimit të videos

Aktuale April 16, 2021 - 12:08

Pulmologut Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në mbajtje, meqenëse në një video të publikuar në media shihet duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, i është rënduar gjendja shëndetësore.

T7 raporton se i njëjti është duke marrë tretman shëndetësor në Emergjencën e Podujevës. Shkaku i rastit, ai është duke u përballur me tension të lartë dhe gjendje të rënduar psikike.

Ndërkohë, kolegët e tij janë duke protestuar dhe po kërkojnë lirimin e tij.

Ndryshe, pulmologu Ibrahim Hoti dëgjohet në një video teksa nuk u ofron shërbime qytetarëve.

E tërë kjo me arsyetimin se ora ishte 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në orën 15:00.

Pas publikimit të kësaj videoje ai është suspenduar nga puna dhe është dërguar në mbajtje.