Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Komuna e Suharekës kërkon edhe 100 vaksina shtesë anti-COVID

Komuna e Suharekës kërkon edhe 100 vaksina shtesë anti-COVID

Aktuale April 19, 2021 - 12:29

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar sot në takim të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, ku ka kërkuar nga ata të raportojnë për punët që kanë bërë nëpër dikasteret që ata drejtojnë.

Në këtë takim nga Drejtoria e Shëndetësisë u tha se deri tash janë vaksinuar 373 persona, prej 410 dozave sa kanë arritur në QKMF, ndërsa është bërë kërkesë edhe për 100 doza tjera, transmeton Zëri.info.

Ndërsa nga Drejtoria e Arsimit u bë e ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e mësimit, ku janë dezinfektuar hapësirat dhe janë siguruar masat e tjera të nevojshme.

Edhe kësaj radhe u kërkua që të respektohen masat e reja për pandeminë. /Zëri