Thyhet një derë e zyrës në Minstrinë e Infrastrukturë, polica po heton rastin

Thyhet një derë e zyrës në Minstrinë e Infrastrukturë, polica po heton rastin

Aktuale April 21, 2021 - 18:07

Një derë e zyrës në Ministrinë e infrastrukturës, është thyer të martën.

Kështu ka bërë të ditur sot zëvendësministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se policia po heton rastin, transmeton Zeri.info.

“Dje me të arritur në punë rreth orës 08:00, bashkë me stafin tim kemi vërejtur se dera e zyrës së takimeve protokollare të Kabinetit ku unë jam Zv. Ministër ka qenë e hapur me forcë (e thyer). Menjëherë është njoftuar sigurimi i objektit i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe po i njëjti ka njoftuar organet e rendit dhe të sigurisë, Policinë e Kosovës. Pas më pak se 15 minuta kanë arritur njësitet e policisë të Stacionit Policor Qendra, dhe bashkë me hetuesit kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe se tani çështja është në duar të organeve të rendit”, ka shkruar Durmishi në rrjetet sociale.

Ai ka shtuar se do të punojnë me transparencë, ndërsa ka ftuar që të mos thyhen dyert e zyrave, sepse siç ka thënë ai, ato do të jenë të hapura gjithmonë./Zëri