Publikohet agjenda e vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman në Kosovë

Publikohet agjenda e vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman në Kosovë

Aktuale April 21, 2021 - 18:37

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, nesër vjen për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka publikuar agjendën e vizitës së kryediplomatit gjerman në vendin tonë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, Maasin do ta presë homologia e tij, Donika Gërvalla, transmeton Zeri.info.

Maas do të arrijë në Kosovë rreth orës 14:00, ndërsa më pas Gërvalla në orën 17:00 do të zhvillojë takim birateral me të. /Zëri