Kurti dhe Mehaj vizitojnë KFOR-in, flasin për situatën e sigurisë

Kurti dhe Mehaj vizitojnë KFOR-in, flasin për situatën e sigurisë

Aktuale April 21, 2021 - 18:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë pritur sot në takim nga komandanti i Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) Gjeneralmajori Franco Federici, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Nga Zyra e kryeministrit, kanë bërë të ditur se takimi është zhvilluar në formë të drekës së punës me qëllim të njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin.

Po ashtu, thuhet se në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional./Zëri

ë