Haxhiu reagon pas arrestimit të policit në Gjilan

Haxhiu reagon pas arrestimit të policit në Gjilan

Aktuale April 21, 2021 - 19:54

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Inspektorati Policor, ka arrestuar sot një zyrtar policor në Gjilan, nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht një femër të mitur.

Haxhiu në reagimin e saj ka shkruar se polici do të duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vet i përfshirë në dhunime siç ka dyshime për dhunimin e një vajze të mitur, transmeton Zeri.info.

Ajo ka kërkuar nga organet kompentente të merren masat e duhura në lidhje me këtë rast.

“Policia e Kosovës, përveç mbrojtëse e lirive dhe të drejtave të garantuara, janë edhe shembull i tyre. Zyrtari i Policisë është mbrojtës i të cenuarve dhe jo akter i krimit e dhunimit. Ai do të duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vet i përfshirë në dhunime siç ka dyshime për dhunimin e një vajze të mitur nga zyrtari policor. Organet kompetente menjëherë duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe nëse këto dyshime vërtetohen, persona të tillë jo vetëm të largohen nga uniforma, por të marrin edhe dënimin e merituar”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu me tej shkruar se Kosova duhet të jetë vend i respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut ku krimi e dhunimi nuk do të gjejnë vend, ku këto fenomene negative jo vetëm të ndëshkohen por as edhe të stimulohen.

“Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit. Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione”, ka shkruar ajo. /Zëri