Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
I moshuari zviceran terrorizon fqinjët, kosovarin e quan “pimp”

I moshuari zviceran terrorizon fqinjët, kosovarin e quan “pimp”

Aktuale May 03, 2021 - 12:49

Mes fqinjëve mund të ketë mosmarrëveshje. Megjithatë, në një lagje të qytetit të Bernit në Zvicër një burrë po i sulmon gojarisht dhe fizikisht fqinjët e tij tash e disa muaj.

Siç raporton “Berner Zeitung”, këtë fqinj s’do t’ia rekomandonte as armikut më të madh: 73-vjeçari, që jeton në një bllok banesash me 17 familje të tjera, ka terrorizuar banorët nga vera e kaluar, sipas ankesës që është ushtruar ndaj tij.

I moshuari ka kërcënuar një grua me vdekje dhe vazhdimisht i ka vendosur shënime në derën e saj të banesës me sharje, nga të cilat “shtriga” ishte më e këndshmja, transmeton Zeri.info.

Edhe një burrë nga Kosova ka gjetur disa shënime në xhamin e përparmë të veturës së tij, ndër to edhe shënimi “Pimpi nga Prishtina”.

Një fqinji tjetër i ka thënë: “bashkëshortja ime tajlandeze” ka kryer marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.

Por ai nuk u ndal me ofendime verbale: ai e ka goditur me shuplakë një fqinje në banesën e saj, si dhe ka vjedhur nga ajo një copë djathi “Greyerzer” nga frigoriferi i saj. Veprimet rezultuan në intervenime të panumërta policore dhe ankesa të shumta.

Këto shkelje, sipas pronarit të kësaj ndërtese, i kushtuan të moshuarit, i cili ka probleme me alkoolin, rreth 5.800 franga.

Ka kohë që fqinji problematik ka pranuar njoftimin e pronarit për largim nga banesa, por ai ende nuk është larguar nga aty. E gjykata më në fund ka aprovuar kërkesën për dëbim, që do të thotë se nëse i moshuari nuk largohet vetë, policia do të intervenojë. /Zëri