Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Kryeministri i Tajlandës uron Kurtin

Kryeministri i Tajlandës uron Kurtin

Aktuale May 04, 2021 - 10:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Chan-ocha.

Kryeministri tajlandez, i cili është gjeneral në pension, ia ka shprehur Kurtit urimet më të sinqerta e më të mira për formimin e Qeverisë dhe për emërimin kryeministër i Kosovës.

“Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, gjeneral Prayut Prayut Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë”, thuhet në letrën e urimit, duke i uruar Kurit suksese në përmbushje të detyrës që i është besuar. /Zëri