Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Rreth 5000 vaksina nga “Pfizer”-i vijnë sot në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Rreth 5000 vaksina nga “Pfizer”-i vijnë sot në Kosovë

Aktuale May 04, 2021 - 11:11

Bashkimi Evropian javë më parë ka njoftuar se ka ndarë 95 mijë vaksina anti-COVID për Kosovën.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për “Zërin” se dozat e para të këtyre vaksinave që janë prodhim i “Pfizer”-it pritet të vijnë sot në Kosovë.

“4680 doza te vaksinës ‘Pfizer’, pjesë nga kontingjenti prej 95 000 dozave, të cilat BE-ja i ka ndarë për Kosovën, pritet të arrijnë sot në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë javëve të ardhshme do të vijnë kontingjente të tjera të vaksinave.

Kujtojmë se Kosova dozat e para të vaksinave i ka pranuar më 28 mars të këtij viti. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga “AstraZeneca”, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Zëri