Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Berisha insiston në garancinë e Kroacisë për krerët e UÇK-së, raportimet për demantim i quan shpifje

Berisha insiston në garancinë e Kroacisë për krerët e UÇK-së, raportimet për demantim i quan shpifje

Aktuale May 04, 2021 - 18:45

Pasi nga Austria dhe Kroacia u demantua lajmi se është ofruar garanci nga këto shtete për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ish-komandati i UÇK-së, Hisen Berisha që e dha lajmin për garancinë nga Kroacia, ka thënë se asnjëherë nuk është thënë se është dhënë konfirmim nga Kroacia për këtë çështje.

Ai ka thënë se nga Kroacia ka vetëm vullnet pozitiv për këtë çështje, ndërsa konfirmimi duhet t’i dërgohet Gjykatës Speciale në Hagë.

“Atje ka një vullnet pozitiv. Konfirmim nuk i jep askujt sepse ne nuk përfaqësojmë shtet e asgjë, ne përfaqësojmë lidhje miqësore zyrtare. Perlaskaj e ka dhënë këtë deklaratë, që vullneti pozitiv ekziston, e ka shfaq besimin e vetë se Kroacia do ta bëjë këtë. Konfirmim zyrtar nuk merr as Përlaskaj, as unë e as presidentja jonë  sepse ajo i jepet gjykatës e jo neve. Ajo gjykatë i është mbivendos sistemit të drjetësisë në Kosovë dhe është jashtë kontrollit tonë, edhe pse e kemi kriju vetë”, ka thënë ai.

Sipas tij gjithçka tjetër është konfirmim i tendencave pse insitucionete  Kosovës po hezitojnë të ofrojnë garanci për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Kjo është e vërteta. Gjithçka tjetër mund të jetë konfirmim i tendecave pse insitucionet tona po hezitojnë. Askush nuk është marrë me këtë çështje. Kur u bë publike po merren të gjithë. Qe unë nuk dua me i dhënë linjat e mia të komunikimit. Por, deputetja shqiptare në Kroaci e ka deklaruar se ka komunikuar me shefin e e kabinetit të presidentit të Kroacisë dhe zyrtain për informim. Të dyja kanë thënë që ka vullnet pozitiv, por nuk i kanë dhënë konfirmim zyrtar. Është logjike që konfirmimin zyrtar nuk ia jep as asaj, as mua, as Kosovës, por duhet të ia jap gjykatës”, ka shtuar ai.

Ndërsa, raportimet për demantim të lajmit se Austria dhe Kroacia kanë ofruar garanci, Berisha i ka quajtuar shpifje.

“Këto janë shpifje,  siç është qëndrimi i ambasadorit tonë në atë shtet që ka marrë konfirmim nga ministrja e jashtme që ka depunuar dhe do të deponojë fakte për këta kriminela. E çka pret tash prej varësit të tij. Nëse pret ambasadorit të Kosovës në Kroaci me fol si unë, jo s’është duke e thënë. Nëse politika e kësaj qeverie është që ata duhet me i lënë atje, nëse kanë bërë krime dhe ka fakte le të dënohen e të rrijnë 100 vjet atje, mua nuk më bën përshtypje”, është shprehur ai për lajmi.net

Ndërkaq, deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se Zyra e Presidentit të Kroacisë nuk e ka konfirmuar ende se do të garantojë për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve.

“Kroacia dhe Zyra e Presidentit nuk e ka konfirmu që do të garantojnë për mbrojtjen e eproreve ushtarak konkretisht për z. Thaçin dhe z. Veselin. Kroacia është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës, por nuk ka garancion dhe kaucion ende”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë në një përgjigje për lajmi.net ka demantuar lajmin se ky shtet ka ofruar garanci për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Në lidhje me pyetjen tuaj nëse Austria ka dhënë ndonjë garanci në lidhje me rastet e treguara, përgjigjja nga Ministria e Jashtme e Austrisë është jo”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Ndryshe, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në Hagë, nën akuzat për krime lufte.