Beqa i PDK-së dhe Muzaqi i LVV-së, fytafyt në Kuvend (Foto)
Aktuale
May 06, 2021 - 11:49
Deputet e opozitës sot kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvallën, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend i akuzoi deputetët e PDK-së se vetë e kanë krijuar Gjykatën Speciale dhe i kanë dërguar në Hagë ish-bashkëluftëtarët, si dhe janë përgjegjës për korrupsionin në vend.
Tensionet e ngritura në sallë kanë ndikuar që të ndërpritet seanca, duke shkuar në pauzë 20-minutëshe.
Pas kësaj në dalje të sallës janë mbledhur deputetë nga opozita dhe pozita, ku deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i LVV-së kanë pasur përplasje fizike mes vete, duke krijuar tollovi në dalje të sallës. /Zëri