Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, vendosen posterë kundër Donika Gërvallës

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, vendosen posterë kundër Donika Gërvallës

Aktuale May 06, 2021 - 19:47

Me shkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” janë vendosur disa posterë kundër ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një rrugë në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Nuk dihet se kush i ka vendosur këta posterë.

Ndryshe, opozita ka reaguar ndaj ministres Gërvalla, për deklarata të mëhershme, kur pati thënë se disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë.

Për këtë çështje u debatua sot në seancën e Kuvendit të Kosovës me Gërvallën që u kritikua nga partitë opozitare, e që më pas situata u tensionua duke iu afruar përleshjeve.

Image