Ishte pjesë e grupit që u sulmua me armë, Kadaj-Bujupi rrëfen për ngjarjen në Zubin Potok

Ishte pjesë e grupit që u sulmua me armë, Kadaj-Bujupi rrëfen për ngjarjen në Zubin Potok

Aktuale May 09, 2021 - 19:16

Sot grupi nga “Kosovo Mountain Club”, janë sulmuar me armë nga dy persona të panjohur në Zubin Potok.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka rrëfyer ngjarjen përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

Kadaj-Bujupaj ka thënë se grupi ishte cak i një sulmi të armatosur nga siç i ka quajtur ajo, banda kriminale, transmeton Zeri.info.

Për shkak të këtij sulmi ajo tha se nuk arritën të ngjiteshin në majën në Shijak të Bubës në Zubin Potok, ndërsa fatmirësisht askush nga grupi nuk është lënduar.

Shkrimi i plotë:

Sot ne kuader te organizimit te “Kosovo Mountain Club” bashke me plote dashamire te natyres, u nisem drejt majes se Shijak i Bubes ne Zubin Potok. Sic u raportua edhe ne media ishim cak i sulmit te armatosur nga bandat kriminale atje. Fatmiresisht nuk pati viktima. U detyruam te kthehemi per sot dhe ngjitjen e vazhduam ne majen tjeter ne Shale te Bajgores.

Ngjitjet ne majat tona te bukura do t’i vazhdojme edhe ne ditet, javet, muajt e vitet ne vijim. Dhe ate ne gjithe territorin e Republikes pavaresisht tentimeve qyqare per te na ndaluar! Une therrase institucionet qe te reagojne dhe marrin masa konkrete pertej fjaleve ne menyre qe keto sulme te vazhdueshme dhe kahmotshme te nderpriten sa me pare.